Porosia nga Helsinki për Shkupin dhe Tiranën: Në tetor, BE-ja duhet të jetë e përpiktë

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të marrin datë për nisjen e negociatave në tetor të 2019-s, ka qenë porosia kryesore e takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE) që u mbajt sot në Helsinki, transmeton Portalb.mk.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të kryesueses së Bashkimit Evropian (BE) – Polonisë, Peka Havisto ka deklaruar se gjatë hapave të ardhshme BE-ja duhet të jetë e përpiktë në procesin e zgjerimit, i cili sipas saj është më shumë i bashkimit.

“Sot pash një përkrahje edhe më të madhe dhe përkushtim dhe ndërgjegjësim ndërmjet shteteve anëtare për rëndësinë strategjike që BE-ja të jetë e përpiktë gjatë hapave të ardhshme në procesin e zgjerimit. Normalisht, këtë e them nga aspekti i shteteve aspirate për anëtarësim në BE, por shumë është e rëndësishme të theksohet se çfarë rëndësie do të ketë ajo për BE-në. Kjo do të thotë bashkim të kontinentit.”, tha Mogerini.

Se BE-ja ka interes të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar edhe ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Hajko Mas.

“Mendoj se BE-ja duhet të ketë interes për këtë rajon”, tha Mas.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov ka preferuar që më mirë është që të flitet për kompletim të BE-së, në vend për zgjerim. Në lidhje me “kundërshtimin” e Francës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, Dimitrov tha se sipas informatave të tyre Parisi ende nuk ka marrë qëndrim në lidhje me këtë dhe se për disa ditë do të udhëtojë në Francë për takime.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka deklaruar se, në takimin e sotëm është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në shërbim të procesit të anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe ka shprehur bindjen se Shqipëria do të fiton datën për negociata, duke e marrë parasysh plotësimin e kushteve të parashtruara.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto ka kritikuar ashpër BE-në, për shkak siç e cilësoi ai, “sjelljes hipokrite të tyre”, sepse “thirren në zgjerim në Ballkanin Perëndimor, e kurse votojnë kundër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button