U aksidentua vetura e ministrit Ismaili

Sot në mbrëmje, në pikëpagesën ndërmjet qytetit të Tetovës dhe Gostivarit është aksidentuar vetura e Ministrit të kulturës, Hysni Ismaili, transmeton Portalb.mk.

Nga ministria bëjnë të ditur se vetura e aksidentuar është vetura zyrtare e tipit „Pasat“, që shfrytëzohet nga ministri. Vetura ishte aksidentuar së bashku me një automjet tjetër transportues. Tashmë në vendngjarje janë ekipet policore.

Si pasojë e aksidentit, ka vetëm dëme materiale, fatmirësisht të pranishmit janë në gjendje të mire shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button