Konfederata e sindikatave në përkrahje të grevës së mësimdhënësve

Konfederata e sindikatave të lira (KSL) sikurse protestat e organizuara gjatë vitit shkollor 2018/19 nga ana e Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), edhe grevën paralajmëruese të iniciuar nga SASHK-u do e përkrah, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e arsimit meritojnë më shumë, meritojnë respekt dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se ata janë ‘shtylla’ e një shoqërie, ndërsa ajo për momentin është shtrembëruar. Pa paga të merituara, pa profesorë të motivuar nuk mundemi të presim rezultate në të ardhmen, nuk mund të presim gjenerata të shëndosha të cilët duhet ta udhëheqin vendin tonë”, deklarojnë nga KSL.

Ata kërkojnë nga prindërit dhe qytetarët të kuptojnë hallin e mësimdhënësve, pasi “janë të nënçmuar me të ardhurat e tyre që janë më të ulëta në rajon dhe Evropë”.

“Prandaj u bëjmë thirrje edhe prindërve të shprehin solidaritet të fuqishëm ndaj prindërve të dytë të fëmijëve të tyre dhe me vendosmëri t’i mbështesin mësimdhënësit të zgjidhin statusin të cilin e meritojnë”, deklarojnë nga KSL

SASHK nuk heq dorë nga kërkesa mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm të fitojnë rritje të pagës prej 25 për qind, në vend siç paralajmëroi Qeveria prej pesë për qind.

Tashmë një kohë, SASHK-u gjatë gjithë vitit shkollor 2018/2019 përmes komunikatave dhe protestave kërkoi rritjen e pagave për 25%, duke paralajmëruar edhe grevë të përgjithshme në arsim. Kështu, ajo vendosi që nga 2 shtatori, e hënë, të fillojë me grevë paralajmëruese, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre që rritja e rrogës për arsimin fillor, të mesëm dhe universitar duhet të jetë 25%.

LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator (VIDEO)
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim (VIDEO)
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button