Apple e rriti pesëfish shpërblimin për personat që do të gjejnë gabimet te pajisjet e tyre

Kompana Apple e ka rritur shpërblimin deri 1 milion dollarë, për personat që do të gjejnë mangësi te pajisjet e tyre, duke tejkaluar ofertat e ngjashme të kompanive tjera dhe ofertën paraprake të vetë kompanisë.

Më herët, Apple ka dhënë 200 000 dollar. Programi i ri që do të fillojë në vjeshtë, do të jetë i hapur për të gjithë studiuesit e mundshëm, dhe jo vetëm për ata që do të jenë të ftuar personalisht nga kompania, siç ka qenë deri më tani.

Kompania renditi vlerën e shpërblimeve për personat, varësisht çfarë gabimi do të gjejnë. 50% më shumë do të marrin personat që gjejnë probleme në softuer para se të lëshohet.

Përndryshe, përmes programit për detektimin e gabimeve, nga vitit 2016 deri më tani janë detektuar 50 lëshime serioze.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button