Policia në Tetovë dhe Gostivar ka ndaluar 44 autobusë dhe furgonë

Ministria e punëve të brendshme informoi se Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë prej orës 8 deri në orën 13 ka kontrolluar teknikisht automjete të transportit publik, si autobusë dhe furgonë.

Nga kontrollet, ka hasur në 44 automjete me probleme teknike, prej të cilave 14 vetëm në Tetovë, ndërsa 30 në Gostivar.

“Në rajonin e Tetovës gjithsej janë përfshirë 85 automjete, prej të cilave në 14 janë zbuluar parregullsi teknike. Njëmbëdhjetë prej automjeteve kanë pasur probleme me frenat dhe menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni, ndërsa tre kanë qenë pa kontroll teknik. Prej 33 automjeteve të kontrolluara në rajonin e Gostivarit, 15 kanë qenë me probleme teknike, 10 kanë pasur probleme me frenat, tre pa kontroll të kryer teknik dhe dy me pajisje të pa kompletuar” deklaroi Marijan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Automjetet me probleme teknike janë përjashtuar nga komunikacioni dhe janë përpiluar parashtresa përkatëse. Gjatë kontrollit janë zbuluar edhe 20 lloje të kundërvajtje të tjera të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button