Cakaj: Kemi përmbushur të gjitha kushtet, presim hapjen e negociatave

Gent Cakaj, Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë bëri të ditur se në takimin e sotëm joformal të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në shërbim të procesit të anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

“Në këtë kontekst, vendet anëtare të BE-së shprehën një vlerësim tëlartë për rezultatet e reformave dhe përmbushjen e plotë të kushteve teknike për hapjen e negociatave me Shqipërisë. Hapja e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në BE në tetor nuk do të jetë vetëm një sinjal jashtëzakonisht domethënës për rajonin në përgjithësi por edhe për besueshmërinë e politikave të zgjerimit të BE-së në veçanti”, ka thënë Cakaj

“Po ashtu, pjesëmarrjen në ketë takim e shfrytëzuam edhe për shumë takime bilaterale me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në kuadër të angazhimit diplomatik të Shqipërisë për të shpalosur rezultatet e paprecedent të reformave të brendshme por edhe për të nënvizuar rëndësinë e garantimit të perspektivës evropiane të Shqipërisë”.

Ministri Cakaj është i bindur se Shqipëria do të fiton datën për negociata, duke e marrë parasysh plotësimin e kushteve të parashtruara.

“Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për të merituar hapjen e negociatave në tetor. Prandaj, Shqipëria pret që Këshilli do t’i përgjigjet pozitivisht progresit të saj duke hapur negociatat për anëtarësim në BE”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button