Spasovski: “One stop shop” edhe në kufirin me Shqipërinë

Oliver Spasovski, Ministri i punëve të brendshmesë bashku me zëvendësministrin Agim Nuhiu sot në Pustec, u takuan me homologun e Shqipërisë Sandër Lleshaj, transmeton Portalb.mk.

Ministri Spasovski potencoi se avancimi i sigurisë është me interes të përbashkët dhe primar edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.

“Interesi i ministrisë sonë është avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit policor operativ i ndërsjellë me ministrinë e Shqipërisë në disa nivele”, deklaroi  Spasovski.

Spasovski e ka apostrofuar nismën për qasje të integruar në menaxhimin e kalimit kufitar Qafë Thanë në drejtim të lehtësimit dhe përshpejtimit të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në këtë vendkalim kufitar i cili do të funksiononte sipas parimit “One stop shop”.

“Porosinë që sot e dërgojmë pikërisht këtu në Pustec, komunë e cila është urë midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, nuk është vetëm porosi për marrëdhënie të mira fqinjësore por edhe porosi për mbështetje të përbashkët për zhvillimin e kësaj zone, dhe me këtë duam t’i porosisim qytetarët që jetojnë në Pustec se ta do të mundet të konsiderojnë në mbështetjen tonë të plotë në përmirësimin e kushteve të jetesës”, ka theksuar ministri Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button