Do të bllokohet rruga e Bit Pazarit në fundjavë

Punimet në bulevardin “Krste Misirkov”, nga qarkorja e Bit Pazarit në drejtim të Qendrës, nga mëngjesi i së shtunës deri të dielën do të jetë e bllokuar.

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se prej nesër (31.08.2019 – E Shtunë) me fillim nga ora 08:00 e mëngjesit dhe deri të Dielën (01.09.2019) deri në ora 08:00 të mëngjesit, për shkak të realizimit të fazës përfundimtare të rekonstruimit e mbyllur tërësisht për komunikacion do të jetë pjesa e bulevardit “Krste Misirkov” në drejtim të Qendrës – nga qarkorja e Bit Pazarit deri në udhëkryqin me bulevardin “Goce Dellçev”.

Gjatë gjithë kësaj periudhe do të aplikohet regjim i përkohshëm i komunikacionit, i cili do të jetë i orientuar kah qarkorja e Bit Pazarit në drejtim të bulevardit “Aleksandri i Maqedonisë”, rrugës “Belasica” për të dal në bulevardin “Goce Dellçev”.

Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit ju lusin për mirëkuptim dhe durim deri në përmbylljen definitive të rekonstruktimin e bulevardit “Krste Misirkov”. Po punohet në mënyrë intensive që edhe kjo pjesë e bulevardit të konstruktohet në mënyrë cilësore dhe të shpejtë.

 Me respekt, shërbimi për informim i Komunës së Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button