Raporti për shkarkimin e Katica Janevës është dorëzuar deri në Kuvend

Në Kuvend është dorëzuar raporti i Këshillit të Prokurorëve Publik për fillimin e procedurës për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Ilija Dimovski, duhet që të caktojë seancë në të cilën do të vendoset për shkarkim. Ai dje paralajmëroi se do të thirr seancë të komisionit, ndërkaq tanimë ka filluar konsultimet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe me koordinatorët e grupeve të deputetëve. Dimovski, e ka përsëritur procedurën, se është e nevojshme pajtueshmëri e partive dhe komisionit që të propozohet shkarkimi i Janevës.

Paraprakisht, Këshilli i Prokurorëve Publik njëzëri ka vendosur se janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës për shkarkimin e Katica Janevës nga funksioni kryeprokurore e PSP-së.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button