Ndërtimin i fotovoltaikëve, Bekteshi:, 82 oferta të paraqitura për dhënien e premive nga shteti

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot mori pjesë në hapjen e ofertave nga shpallja publike për dhënien e premive të energjisë elektrike që do të prodhohen nga qendrat fotovoltaike.

Thirrja publike është shpallur më 10 qershor dhe sipas afatit përfundimtarë  datës 30 gusht, janë dorëzuar gjithsej 82 oferta nga kompani vendore dhe të huaja për të dy lokacionet në Sveti Nikole dhe Makedonski Brod.

“Angazhimi ynë si Qeveri dhe njëkohësisht si ministri e ekonomisë është të promovojmë dhe nxisim prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë. Kur miratuam Ligjin e ri për energjetikë, ndryshuam mënyrën duke u përqendruar në të ardhmen e prodhimit të energjisë elektrike dhe shumë njerëz ishin skeptik dhe se ky model do të dështonte. Sot është dëshmuar e kundërta sepse është i madh interesi i kompanive që marrin pjesë në këtë thirrje publike për ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme në Maqedoninë e Veriut dhe këto kapacitete janë në përputhje me parimet për mbrojtjen e mjedisit. Në ministrinë e ekonomisë kanë  arritur 82 oferta nga kompani të ndryshme dhe siç kemi njoftuar në njoftimin e shpalljes publike, sot jemi këtu për të zhvilluar procedurën më transparente të mundshme ku ofertat do të hapen publikisht “, tha Bekteshi.

Ministri përsëriti kriteret për zgjedhjen e ofertës më të favorshme në thirrjen publike.

“Kriterium për tu zgjedhur ofertues më i mirë ishte oferta më e ulët e premisë fikse ,ndërsa investitori në ofertën e tij për lokacionin dmosdoshmërisht duheshte të dorëzojë edhe dokumentacionin  i cili do të dëshmonte gjendjen e tij personale ,aftësinë për kryerjen e aktivitetit profesional, dhe gjendjen ekonoimike dhe financiare.Të drejtë për dorëzimin e ofertave kanë pasur të gjitha kompanitë e interesuara nga vendi të cilat janë të regjistruara në Regjistrin qendror, si dhe personat juridik të huaj që merren me veprimtari ekonomike në bazë të regjistrimit të tyre në regjistrin përkatës në vendin ku është themeluar dhe që ka marrë dokumentacionin e tenderimit” informoi Bekteshi.

Njoftimi publik për ndarjen e kontratës për të drejtën e shfrytëzimit të premive për energji elektrike të prodhuar nga qendrat fotovoltaike të ndërtuara në tokë shtetërore me kapacitet prej 35 MW u shpall më 10 qershor.Për ti përmbushur nevojat e investitorëve të ndryshëm, parcelat për ndërtim janë të ndara në madhësi të ndryshme dhe investitorëve u është ofruar mundësia që të aplikojnë për qendra fotovoltaike me kapacitet të instaluar prej 10 MW, 5 MW, 2 MW dhe 1 MW. Sipas shpalljes, sasia maksimale e referencës së premisë fikse për prodhimin e energjisë elektrike nga qendrat fotovoltaike është 15 € / MWh.

Pas përfundimit të pjesës nga hapja e ofertave, do të shpallet lista përfundimtare e atyre që kualifikohen të marrin pjesë në ankandin negativ e cila do të caktohet brenda 90 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button