11 milionë dollarë grant nga SHBA-ja për Republikën e Maqedonisë së Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut e ka fituar edhe pjesën e dytë të grantit në vlerë prej 11 milionë dollarë nga SHBA-ja me qëllim për zhvillimin e “Republikës së Maqedonisë së Veriut për një shoqëri më perspektive, të përmbajtur dhe kryesisht demokratike”, shkruan Portalb.mk.

Me këtë rast sot është mbajtur një takim në të cilin ka marrë pjesë zëvendësministrja e financave Shiret Elezi dhe përfaqësuesja e USAID në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nensi Godfli. Në këtë takim është nënshkruar dhe amendamenti i Marrëveshjes për grantin mes Maqedonisë së Veriut e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe SHBA-së e përfaqësuar nga Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtarë, USAID.

Me nënshkrimin e këtij amendamenti, USAID e rrit dhe vlerën e planifikuar të mjeteve për qëllimin e zhvillimit në 25,5 milionë dollar.

Zëvendësministrja e financave, Elezi theksoi se marrëveshja është e rëndësisë së veçantë për shtetin tonë.

“Mjetet janë të destinuara për aktivitetet që do të mundësojnë rritjen në sektorin privat, përfshirjen më të madhe të qytetarëve në marrjen e vendimeve, forcimin e sundimit më të mirë dhe përmirësimin e kohezionit të shoqërisë”, theksoi Elezi.

Në nënshkrimin e sotshëm është theksuar se projektet kanë për qëllim forcimin e konkurrencës në ndërmarrjet mikro, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të përmirësohet qasja deri tek financat, të jepen mundësi për rrethin dhe të sigurohet siguri energjetike më e madhe.

Që të promovohet pjesëmarrja e qytetarëve, programet do të përmbajnë forcimin e shoqërisë qytetare dhe rritjen e profesionalizmit më të madh të mediave të pavarura. Me qëllim për të siguruar sundimin e ligjit, sigurimin e ndihmës për ngritjen e kapaciteteve të pushtetit ekzekutiv, zgjedhjen trupave legjislativë dhe nacionalë. Në fund, në drejtim të forcimit të lidhjeve mes shoqërive, me këto mjete do të përkrahen edhe aktivitetet të cilat do të përmirësojnë integrimit ndëretnik dhe do të rritin përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në shoqëri, thuhet mes tjerave pas takimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button