Kryetar i Këshillit të Prokurorëve, u zgjodh prokurori që mundësoi lirimin e Koçanit nga paraburgimi

Në seancën e sotme të Këshillit të Prokurorëve, për kryetar të ri njëzëri, me 10 vota “për” është zgjedhur Aco Kolevski, ndërkaq nuk ka pasur kundër kandidatë, njofton Portalb.mk.

Në fushën e prokurorisë ai ka përvojë 30-vjeçare, ndërkaq ka punuar në Prokurorinë Publike, por edhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Në opinion, Kolevski është i njohur në lidhje me atë që ai ishte nënshkrues i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, të cilën Prokuroria e dorëzoi deri te Gjykata Supreme, me kërkesë për shfuqizimin e paraburgimit të biznesmenit Sead Koçan, i cili ishte në arrati.

Ndryshe, i dyshuari (tanimë i dënuar) për krim financiar prej 17 milionë eurove në lëndën “Trust” të Prokurorisë Speciale, Sead Koçan, është arratisur për më shumë se dy muaj, për të ikur nga paraburgimi. Megjithatë, edhe pse sipas praktikës, për personat që arratisen duhet të kenë rrethana rënduese, e kundërta ndodhi me afaristin e afërt me VMRO-DPMNE-në, i cili kur arriti që të kthehet nga “udhëtimi zyrtar”, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, e liroi atë.

Dhënia e mundësisë për arrati nuk ka qenë vetën në rastin e Koçanit. Gjykata e Apelit në Shkup dhe Gjykata Supreme u ka dhënë një javë ditë që agjentët e akuzuar Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski të kenë mundësi që të mos jenë në shtëpi kur Policia do t’i kërkojë që t’i dërgojë në paraburgim. 8 ditë ata nuk u paraburgosën, edhe pse ligji për procedurë penale shkruan se pas shqiptimit të masës ata menjëherë duhet të arrestohen, pa zvarritje. Në ligj shkruan se “ankesa e të akuzuarit nuk e prolongon zbatimin e masës së paraburgimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button