Është thyer gjatë natës memoriali turk te Kodrat e Liqenit në Tiranë (VIDEO)

Thyhet memoriali turk që është vendosur te Kodrat e Liqenit në kryeqytetin shqiptar.

Shqiptarja.com sjell pamjet e memorialit që është dëmtuar gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. Ky është sulmi i dytë kundër memorialit, pasi në 11 gusht persona ende të paidentifikuar hodhën mbi të letër higjenike dhe sende të tjera në simbol të refuzimit, shkruan Reportertv.

Memoriali u vendos në Kodrat e Liqenit në datë 15 Korrik për viktimat e atij që u cilësua si grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi.

Vendosja e memorialit solli reagime dhe debate të shumta në Shqipëri kundër tij, ndërsa në orët e para të ditës së sotme u sulmua sërish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button