fbpx

Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve (VIDEO)

Arta Toçi nga Aleanca për Shqiptarët në konferencën e sotme për media tha se kjo parti mbështet grevën e arsimtarëve dhe kërkon që atyre të ju jepet pozita që e meritojnë në shoqëri, transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre numri i mësuesve në RMV, vetëm në shkollat fillore në vitin shkollor 2018/19 ishte 16,290 dhe duke pasur parasysh numrin e mësuesve në shkollat e mesme, ky sektor është bindës sektori me numrin më të madh të të punësuarve.

Ata thonë se njerëzit që konsiderohen shtylla kurrizore e shoqërisë janë sjellë në një situatë ku çdo vit shkollor ata duhet të përdorin grevën si mekanizmin e vetëm për të arritur të tërheqin vëmendjen e atyre që u mungon vetëdija për situatën gjatë gjithë vitit.

“Përgjegjësia për këtë pozicion të mësuesve bie mbi partinë që e drejton këtë ministri prej vitesh. Që nga viti 2002, ka pasur vetëm një ndryshim të ministrave të BDI-së, por asnjë ndryshim në pozitën e mësuesit. Me këtë rast, i kujtojmë ministrit aktual që ai nuk mund të kërkojë nga mësuesit që dita e parë e shkollës të jetë një ditë gëzimi për ata që me pagat e tyre nuk kanë mundësi të gëzojnë fëmijët e tyre” tha deputetja Arta Toçi.

Ajo shtoi se mësuesit kanë pagat më të ulëta në rajon. Paga mesatare e mësuesve në Shqipëri është 477 euro, në Kosovë 459 euro, ndërsa në Maqedoni është 365 euro.

“Ne i propozojmë ministrit, në vend që të rrisim pagën me 1.000 denarë të rrisim ato njëjtë me pagat e mësuesve të vendeve të rajonit, pasi ne jemi të fundit. Aleanca për Shqiptarët, si parti politike, mbështet grevën e mësuesve dhe kërkesat e tyre për një pozicion më dinjitoz në shoqëri. Ne i kemi kushtuar vëmendje të veçantë kësaj çështjeje në programin e Departamentit të Arsimit të Akademisë Politike ASH përmes të cilit ne kërkojmë që me ardhjen në pushtet, përparësia jonë të jetë të vendosim mësuesin në një pozitë dinjitoze”, tha Toçi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close