Klasat po gëlqerosen, bankat po dezinfektohen dhe po ngjyrosen radiatorët

Disa ditë para fillimit të vitit shkollor, punonjësit në shkollat ​​fillore dhe kopshtet e fëmijëve po i dezinfektojnë me të madhe sipërfaqet dhe klasat e punës, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Kjo për shkak se gjatë vitit shkollor, inspektorët sanitar kishin konstatuar një sërë parregullsish dhe mangësish. Sipas raporteve të inspektorëve nuk bëhet asnjë dezinfektim parandalues, inventari është i amortizuar, dyshemetë janë të dëmtuara, muret nuk janë të gëlqerosura, ndërsa nuk bëhet as deratizimi (kontrolli i brejtësve).

Bistrica Stankovska, drejtoreshë e shkollës Goce Dellçev në Lisiçe, thotë se në atë shkolla këto ditë po zhvillohen punë intensive.

“I ngjyrosëm radiatorët për ngrohej, i gëlqerosëm korridoret dhe klasat, si dhe bëmë dezinfektimin e plotë të shkollës dhe tualeteve. Paratë për mjetet higjenike sikurse për sapunin, letrën dhe pecetat për tualete na i jep komuna. Për higjienën personale dhe pecetat e lagura  fëmijët i sigurojnë vetë. Gjithçka është gati për vitin e ardhshëm shkollor”, thotë drejtoresha.

Hetuesit, siç publikoi para pak kohe Meta.mk, për shkak të kushteve të dobëta sanitare lëshuan ndalime në katër shkolla – për një palestër sporti, një palestër për fizkulturë dhe tualetet në dy shkolla.

“Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar kryen inspektime të rregullt në 308 shkolla (fillore dhe të mesme) dhe 114 kopshte. Janë lëshuar 136 vendime për të mënjanim të mangësive të identifikuara, nga të cilat 136 në shkolla dhe 20 në kopshte, duke i numëruar masat konkrete që duhet të ndërmerren. Kontrollet pas vendimeve të lëshuar tashmë janë duke u zhvilluar, ndërsa kontrolle do të ketë edhe në shtator”, thotë Irina Buhova, Drejtoreshe e ISHSS.

Mangësi që është konstatuar është fakti se nuk bëhen kontrollet e rregullta shëndetësore dhe higjienike të stafit mësimdhënës dhe stafit për ndihmë teknike, siç kërkohet me Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button