Është refuzuar kërkesa e mbrojtjes, vazhdon publikimi i dëshmive në rastin “TNT”

Këshilli gjyqësor e ka hedhur poshtë kërkesën e palës mbrojtëse në rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “TNT” për anulim të debatit kryesor deri te zgjidhja e tërësishme e situatës me kryeprokuroren Speciale, Katica Janeva. Seanca është vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuara nga mbrojtja, transmeton Portalb.mk.

Rasti është në procedurë ku publikohen dëshmi dhe e njëjta udhëhiqet nga gjykatësi Ogen Stavrev, kurse përfaqësues në aktakuzë është Burim Rustemi.

Për shkak se Burim Rustemi është marrë në pyetje për rastin “Reket”, i njëjti sipas avokatit Donço Nakov nuk mund ta përfaqësojë Janevën e cila është në paraburgim.

Ndaj tij ka reaguar Rustemi, i cili ka vlerësuar se rastet e PSP-së mund të vazhdojnë të zhvillohen, derisa nuk përfundon mandati i Janevës.

Në rastin “TNT” të akuzuar se kanë rrënuar kompleksin “Kosmos” janë disa persona, ndër ata edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërkaq në mungesë gjykohet dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski i cili është azilant në Hungari.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TNT

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button