Dimitrov BE-së: Të flasim për merita individuale, jo për pako vende

Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, përpara fillimit të takimit ministror me BE-në në Helsink, tha se më mirë është që të flitet për kompletim të BE-së, në vend për zgjerim, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me “kundërshtimin” e Francës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, Dimitrov tha se sipas informatave të tyre Parisi ende nuk ka marrë qëndrim në lidhje me këtë dhe se për disa ditë do të udhëtojë në Francë për takime.

“Nuk duhet që të flasim për zgjerim, por për kompletim, pasi që rajoni plotësisht është i rrethuar me vende-anëtare të BE-së, harta e Evropës do të mbetet e njëjtë pasi që këto vende të anëtarësohen, nuk do të zgjerohet, edhe nëse e bëjmë këtë siç duhet, të gjithë do të jemi fitimtarë, për atë që lufton Makron në BE është ajo për çka ne luftojmë në rajon, luftojmë me të njëjtat vlera”, tha Dimitrov në Helsink.

Ministri ka rikujtuar se procesi i zgjerimit bazohet në merita të përbashkëta dhe nuk duhet që të flitet për pako vende, siç është rasti për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Më mirë është që të dy vendet, dy vende është më mirë se një, por një është më mirë se sa asnjë, ndërkaq ne nuk e kemi luksin që të lëshojmë mundësi për sukses”, tha ministri Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button