Është demoluar çatia e gjelbër në QT Shkup, dhunuesi është incizuar nga kamerat e sigurisë (VIDEO)

Është demoluar çatia e gjelbër në Qendrën Tregtare (QT) të Shkupit. Një person mbrëmë i ka thyer instalimet e fontanave, gypave dhe materialeve tjera që deri më tani janë vendosur për transformimin e kësaj pjese të QT-së në çerdhe, njofton Portalb.mk.

Personi është incizuar nga kamerat e sigurisë të vendosura në QT dhe në videon që sot në mëngjes e ka publikuar kryetari i Qytetit të Shkupit në profilin e tij në Fejsbuk, shihet se si e demolon çatinë.

Demoluesi është paraqitur edhe në MPB, thonë nga Qyteti i Shkupit.

“Nuk do të ndalemi këtu për shkak të këtyre njerëzve. Shkupi do të bëhet, edhe nëse do ose jo dikush”, shkruajti Shilegov.

Qyteti i Shkupit në shkurt të këtij viti filloi me ndërtimin e çatisë së gjelbër në QT dhe sipas paralajmërimeve duhej që të jetë gati në shtator. Projekti parasheh që të gjelbërohen 1.800 metër katror, gjegjësisht hapësira që ka pamje nga sheshi Maqedonia. Do të mbillen 29 dru të lartë dhe më shumë se 30 lloje të tjera të fidanëve. Do të vendosen disa zona ujore në formë të fontanave dhe pishinave, do të ketë binë për organizime të ndryshme, fushë për shah, kafene, por edhe pajisje moderne si ulëse, shporta dhe parkingje për biçikleta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button