Qyteti i Shkupit do të angazhojë 16 asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta

Qyteti i Shkupit, në vitin e ardhshëm shkollor 2019/20 do të angazhojë 16 asistentë të ri të cilët do të punojnë me nxënësit me nevoja të veçanta të shkollave të mesme të Shkupit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk

“Shërbimi i asistentëve nuk do të jetë falas për  prindërit, të cilët u pajtuan të përfshihen në projekt. Një pjesë e buxhetit është siguruar nga programi për punë të frytshme – komunale, ndërsa pjesa tjetër është nga buxheti i Qytetit. Pagesa neto mujore për asistentët do të jetë 9.000 denarë, ndërsa për asistentët Qyteti i Shkupit do të sigurojë edhe transport falas të cilët do të mund ta shfrytëzojnë në kohën e angazhimit të tyre. Angazhimi i asistentëve shkollor në shkollat e mesme është vazhdim i praktikës nga viti i kaluar kur Qyteti i Shkupit për herë të parë realizoi këtë projekt. Nevoja e përsëritjes së angazhimit të kuadrit profesional të cilët do të ndihmojnë shkollarët e mesëm gjatë kohës së mësimit, bëhet përshkak përvojës pozitive nga viti i kaluar i cili ka arritur sukses tek nxënësit të cilët kanë përdorur këtë shërbim”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Asistentët të cilët janë të angazhuar në kuadër të projektit “Mbështetja e përfshirjes në procesin arsimor – zhvillimin e të drejtave dhe mundësive për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve në Qytetin e Shkupit”, të cilët në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe UNDP, do të punojnë nga katër orë në ditë me nxënësit dhe do t’i ndihmojnë në mësim dhe përmirësimin e suksesit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button