RMV, për rritje të rrogave deri në 100 euro, kontributet do t’i paguajë shteti

Kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor për rritje të rrogave deri në 100 euro do të bien në barrë të buxhetit të shtetit, me masën e cila duhet që të miratohet prej në tetor, thonë burimet partiake nga LSDM, njofton Portalb.mk.

Me masën, të gjithë punëdhënësit që deri më tani i kanë siguruar të punësuarit me shumë më të vogël, ndërkaq pjesën tjetër ua kanë dhënë kesh, nëse i rritin rrogat deri në 100 euro, për atë shumë do të paguajnë vetëm tatim personal prej 10%. Masa është parashikuar që të vlerë për 3 vjet, ndërkaq qëllimi i partisë është që të nxitet rritja e pagave dhe pensioneve dhe zvogëlimin e ekonomisë gri.

Në LSDM besojnë se kjo masë do të jetë e volitshme edhe për punëdhënësit. Me masën shpresojnë se do të kenë sukses që ta realizojnë premtimin parazgjedhor për pagë mesatare prej 30.000 denarëve, ndërkaq mbeten edhe në premtimin se paga minimale do të bëhet 16.000 denarë, ndërkaq paga e specialistëve 100.000 denarë.

Prej atje paralajmërojnë edhe ndryshime të caktuara për “MojDDV” (TVSH-ja ime) për kthim të mjeteve më të mëdha te qytetarëve nga pagesa e tatimit dhe se thonë se rezultatet fillestare janë të mira, gjegjësisht masa jep rezultate për shkatërrimin e ekonomisë gri. Në muajin e parë, me miratimin e masës, është rritur tatimi prej TVSH-së, në krahasim me vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button