fbpx

Micotakis në Berlin, u takua me Merkelin, theksi te bashkëpunimi dypalësh

Me interes të madh kanë ndjekur grekët, por edhe partnerët e tyre europiane , vizitën e parë të kryeministrit të ri Kyriakos Mitsotakis në Berlin, ku ai është pritur sipas protokollit nga kancelarja Merkel, transmeton Top Channel.

Ndryshimi i vetëm i kësaj pritje shtetërore që zbaton kohët e fundit gruaja e hekurt e Gjermanisë, ishte se dy liderët kanë dëgjuar himnet kombëtare të ulur, pas tre atakeve me dridhje të saj në pritje të tjera zyrtare disa javë më parë.

Në deklaratat e tyre të përbashkëta, Merkel dhe Mitsotakis i vunë theksin bashkëpunimit dypalësh sidomos në sektorin e energjisë, ndërsa ndër temat kryesore që ata biseduan ishin ekonomia dhe emigracioni, ku ranë dakord për nevojën e zbatimit të marrëveshjes se BE me Turqinë.

“Përveç marrëdhënieve dypalëshe ekonomike folëm natyrisht për emigracionin, i cili na lidh në mënyrë të ndryshme. Ne jemi të përkushtuar në marrëveshjen BE-Turqi dhe unë jam e kënaqur që një nga përparësitë e punës së qeverisë së re greke është ta rimëkëmbë realisht tani këtë marrëveshje’, tha Merkel.

Merkel e Mitsotakis kanë diskutuar edhe për çështjet e zgjerimit të BE, duke u fokusuar tek integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor si Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kryeministri grek nga ana e tij ka theksuar se Greqia sheh përpara me optimizëm dhe se ai shpreson të jetë lideri që do nxjerrë përfundimisht vendin nga kriza dhe ta bëjë një shtet të fuqishëm europian.

“Do të dëshiroja të ndryshoja kornizën e marrëdhënieve gjermano-greke. Unë nuk dua që ne të flasim vetëm për shlyerjen e borxhit, por përkundrazi për sfidat e përbashkëta siç është zhvillimi ekonomik”, tha Mitsotakis.

Kyriakos Mitsotakis që ftoi biznesmenët gjermanë të investojnë në Greqi, është kryeministri i 5 grek që takohet me kancelaren Merkel gjatë viteve të krizës greke.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close