Apple kërkon falje! Akuzohej për shkelje të privatësisë

Apple i ka kërkuar ndjesë përdoruesve të Sirit, asistentes së saj vokale, duke pranuar se nuk ka qenë në gjendje të jetë në lartësinë e standardeve të saj për privatësinë.

Ndjesa është bërë e nevojshme pas një ekzaminimi të kryer nga Apple, në kuadër të disa zërave në shtyp, në bazë të të cilave kompania ka shfrytëzuar regjistrimet e Sirit për të përmirësuar njohjen vokale.

Sipas Guardian, disa kontraktorë të tretë kanë dëgjuar në disa raste edhe biseda private dhe regjistruar edhe çifte në marrëdhënie intime, transmeton Top Channel.

Si pasojë, për 300 të pajtuarit për të verifikuar praninë e gabimeve në regjistrimet e Sirit, ka patur një pushim nga puna në masë. Siç rezultoi nga ekzaminimi ynë, ne nuk ishim tërësisht në lartësi të idealeve tona dhe për këtë arsye kërkojmë ndjesë- pohon Apple, duke njoftuar praktika të reja për të ruajtur privatësinë.

Që nga 2 gushti, shoqëria amerikane kishte pezulluar programin e klasifikimit që kish nisur, pas akuzave se janë dëgjuar biseda private gjatë verifikimeve të punonjësve të saj.

Mes tyre, informacione mjekësore dhe çifte në marrëdhënie intime. Si pasojë, qindra persona të pajtuar për të verifikuar gabimet në regjistrimet e SIRI-t, kanë humbur vendin e punës menjëherë.

Sipas Guardian, që kishte denoncuar e para shkeljen e privatësisë nga ana e apple, janë 300 punonjës që janë dërguar në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button