PSG u bind nga çeku i milionave, Neymar u rikthye te Barça

Në ditët e fundit të lejuara nga merkato e futbollit europian, goditja më e madhe dhe e bujshme po kalohet nga të njëjtë protagonistë, por me drejtim të kundërt. Pas muajsh të tërë negociatash dhe polemikash, Barcelona arriti më në fund të bindë Paris San Zhermenin për rikthimin e Neymar në Katalonjë, një lëvizje e guximshme për një lojtar që u largua mes polemikave e madje hapi dhe gjyqe pa fund ndaj formacionit blaugrana, transmeton Top Channel.

Sulmuesi i kombëtares braziliane do të luajë me Barcelonën pasi presidenti i Barcelonës arriti të bindë homologun e tij të Paris Sën Zhermenit, Naser Al Khelaifi, për të lënë të lirë lojtarin.

Një takim mes tyre në ambientet vip të sallës së shortit për Champions në Montekarlo, rezultoi lejekalimi që palët prisnin prej kohësh.

Mbeten tani për tu zbuluar detajet e operacionit pasi vetëm 1 ditë më parë parizienët refuzuan një ofertë të majme. Në çdo rast, Barcelona do të shpenzojë të paktën 130 milionë Euro për Neymar, si dhe do të detyrohet të çojë në Paris dy futbollistë titullarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button