Për PSP-në e re do të votohet më 10 shtator

Seanca kuvendore në të cilën do të votohet për Ligjin e ri për Prokurori Publike është caktuar për 10 shtator, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të Qeverisë në Komisionin për Çështje Evropiane kanë kaluar amendamentet që tanimë janë marrë vesh grupet punuese. Pushtetit thotë se ligj të ri patjetër duhet të ketë pasi që në situatë kur ka propozim për shkarkim të prokurores special Katica Janeva, patjetër duhet që të gjendet zgjidhje e re, pasi që sipas ligjit ekzistues, ajo vendos për gjithçka në PSP. Vetingu i paralajmëruar në gjyqësor, eventualisht do të zbatohej pas marrjes së datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, e cila vlerëson se ligjet janë në rregull, por ka problem në zbatim. Sipas informatave, gazetës, të martën do të ketë ribalanc të buxhetit.

Partia në pushtet LSDM nuk pranon zgjedhje të parakohshme përpara Samitit të NATO-s. Qëndrimi i tyre është se zgjedhjet duhet të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm.

Përndryshe, në seancë janë propozuar 51 amendamente, prej të cilave 3 janë tërhequr. Për 15 minuta janë pranuar 10 amendamente, të cilat kanë të bëjnë me çështje teknike. 16 amendamente janë dorëzuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve, i cili poashtu është në lexim në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane. VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar rreth 20 amendamente, LSDM-ja 16, BDI-ja 10, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët 3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button