Interi gati për një supersulmues tjetër

Pasi mbyllën me sukses transferimin e mbrojtësit të majtë Cristiano Biraghi dhe sulmuesit kilen Alexis Sanchez, drejtuesit e Interit janë shumë pranë një tjetër goditjeje në këto ditë të fundit të merkatos.

Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll Fernando Llorente, i cili është një lojtar i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me Tottenhamin dhe është në kërkim të një skuadre për të vijuar karrierën, transmeton SuperSport.

Menaxheri i spanjollit ishte mbrëmjen e sotme në zyrat e klubit zikaltër dhe u pa të dalë që andej i kënaqur, por as ai dhe as drejtuesit e klubit nuk kanë dhënë ende konfirmime mbi ecurinë e bisedimeve.

Sulmuesi 34-vjeçar është një njohje e vjetër e Contes dhe do të ishte futbollisti ideal për të zëvendësuar Lukakun, pasi gëzon fizikun dhe eksperiencën e duhur për të luajtur në nivele të larta dhe për më tepër vjen me parametra zero.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button