fbpx

Dimovski: Procedurat për shkarkimin e Janevës, pasi të vjen raporti i KPP-së në Kuvend

Ilija Dimovski, deputeti nga radhët e VMRO-DMPNE, njëkohësisht kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve bëri të ditur se në momentin që do të arrin raporti nga Këshilli i prokurorëve publik (KPP), menjëherë do të nisin procedurat për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva, transmeton Portalb.mk.

“Në Kuvend ende nuk ka arritur raporti i Këshillit të prokurorëve publikë. Nga mediumet kuptuam se në të ka konkludim me të cilin iniciohet procedura për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva, por nuk i dimë ende bazat ndaj të cilave kërkohet kjo”, deklaroi Ilija Dimovski.

Gjatë ditës ai filloi konsultime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me një pjesë të koordinuesve të grupeve të deputetëve. Komisioni duhet të propozojë shkarkimin e Janevës dhe më pas të caktohet seancë e Kuvendit për shkarkimin e saj nga funksioni i prokurorit speciale publik.

“KPP edhe pse është një periudhë të gjatë nën presion politik nga disa qendra të fuqishme në shtet, tani për tani arrin të rezistojë dhe të veprojë në mënyrë strikte ashtu siç parashikojnë ligjet, veçanërisht Ligji për prokurori publike. Apeloj që KPP ashtu në mënyrë profesionale, në mënyrë të ligjshme në periudhën në vijim, edhe pse është prishur sistemi juridik me qeverisjen e LSDM-së dhe është prishur besimi i plotë edhe në prokurorinë e rregullt edhe në Prokurorinë speciale publike (PSP) edhe në sistemin gjyqësor të shtetit, të tentojmë të kthehet ngadalë besimi në sistemin gjyqësor”, theksoi Dimovski.

Dimovski sqaroi se ai nuk ka për obligim ta presë rezultatin nga votimi i Ligjit për prokurorinë publike. Ai foli edhe për momentin kur skadon afati i Janevës dhe nuk kemi ligj të ri, atëherë Kuvendi duhet të zgjedhë prokurorin e ri special.

LEXO: Këshilli i Prokurorëve Publik miratoi vendim për fillimin e procedurës për shkarkimin e Janevës
LEXO: Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Katica Janevën

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close