U publikua lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri i Maqedonisë së Veriut

Igor Angellovski, trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futboll, sot ka publikuar listën e futbollistëve në dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut më 5 shtator do të përballet me ekipin e Izraelit, ndërsa më 9 shtator me ekipin e Letonisë.

Pas publikimit të listës së futbollistëve për ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë kundër Izraelit dhe Letonisë, seleksionuesi Igor Angellovski foli për zgjedhjen e tij dhe pritjet nga ndeshjet e radhës.

“Në listë nuk ka ndryshime të mëdha, kryesisht janë lojtarë që përfshihen në përfaqësuese prej fillimit të ciklit eliminator. Stefan Ristovski nuk është në kombinim shkaku i lëndimit, ndërsa Ferhan Hasani ende nuk ka zgjidhur çështjen e klubit të ri ku do të luajë. Në interes të futbollit vendor vendosëm se në këtë moment Darko Çurlinov më mirë është të jetë pjesë e përfaqësueses U-21, por padyshim se llogaris te ai për të ardhmen. Mundësi për paraqitje do të kërkojë edhe debutuesi, Vllatko Stojanovski, i cili ishte golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar në elitën e futbollit vendor. Kthehen Triçkovski dhe Spriovski, me ne do të jetë edhe Doriev i cili ka pasur ftesa edhe më herët”, u shpreh seleksionuesi Angellovski.

Grumbullimi i ekipit përfaqësues është caktuar më datë 2 shtator (e hënë) në orën 12:00 në hotel “Park” në Shkup.

Portierë: Stole Dimitrievski (Rayo Vallecano, Spanjë), Dejan Iliev (Sered, Sllovaki), Damjan Shishkovski (Rabotniçki);

Mbrojtës: Visar Musliu (MOL Fehervar, Hungari), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kire Ristevski (Ujpesht, Hungari), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Gjoko Zajkov (Sharlroa, Belgjikë), Ezgjan Alioski (Leeds United, Angli);

Mesfushorë: Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Boban Nikolov (MOL Fehervar, Hungari), Stefan Spirovski (Ferencvarosh, Hungari), Elif Elmas (Napoli, Itali), Kire Markoski (AEL Limasol, Qipro), Marjan Radeski (Shkëndija), Lupço Doriev (Akademia Pandev);

Sulmes: Goran Pandev (Xhenova, Itali), Ivan Triçkovski (AEK Larnaka, Qipro), Illi Nestorovski (Udinese, Itali), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanjë), Krste Velkovski (Sarajeva, BeH), Vllatko Stojanovski (Nimes, Francë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button