Qeveria po harton një ligj të ri për tatimin e automjeteve motorike – në bazë të emetimit të CO2

Ministria e Financave është duke përgatitur një projektligj për taksën e automjeteve. Në arsyetimin e botuar në Regjistrin e vetëm elektronik nacional të rregulloreve (RENRr) thuhet se me Ligjin e ri për akcizat tatimi i makinave të pasagjerëve nuk është lëndë që e rregullon ky ligj, transmeton Meta.mk.

“Për këtë arsye ajo do të rregullohet me një ligj të ri të veçantë për taksat e automjeteve. Duke marrë parasysh praktikat evropiane dhe rekomandimet e ekspertëve të huaj në këtë fushë, taksa për automjetet përveç sipas vlerës së automjeteve motorike do të llogaritet gjithashtu në bazë të sasisë së emetimit mesatar të dyoksidit të karbonit – CO2 të shprehur në gram për kilometër”, thuhet në arsyetim.

Nga ministria shtojnë se kjo do të kontribuonte në importin dhe përdorimin e automjeteve me emetim më të ulët të dyoksidit të karbonit, që do të nënkuptojë ulje të ndotjes së ajrit për të siguruar mjedis të shëndetshëm që është parakusht themelor për jetë cilësore të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button