Rashidi për Ligjin e Prokurorisë: Seanca e Komisionit dëshmoi se ka pakt mes LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-së

Deputeti i partisë politike opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, Syrija Rashidi ka vlerësuar se seanca e Komisionit për Çështje Evropiane, në rend dite të së cilës është propozim-Ligji për Prokurori Publike, është dëshmi se ka pakt mes LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-së, transmeton Portalb.mk.

“Ajo çfarë po ndodh sot në Komisionin për Çështje Evropiane, në fakt dëshmon për një pakt mes partive më të mëdha: LSDM, BDI dhe VMRO. Esenca e këtij pakti, e këtij bashkëpunimi është që të shuhet dhe të zhbëhet Prokuroria Speciale dhe bashkë me të të groposet tërë e vërteta e materialeve përgjuese që ishin objekt i diskutimit për PSP-në”, tha Rashidi.

Siç tha më tej Rashidi, Aleanca mbetet në qëndrimin se PSP-ja duhet të vazhdojë të funksionojë me qëllimin për të cilin është themeluar dhe se për kryeprokuror të jetë një prokuror nga vendet e Bashkimit Evropian.

Përndryshe, në seancë janë propozuar 51 amendamente, prej të cilave 3 janë tërhequr. Për 15 minuta janë pranuar 10 amendamente, të cilat kanë të bëjnë me çështje teknike. 16 amendamente janë dorëzuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve, i cili poashtu është në lexim në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane. VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar rreth 20 amendamente, LSDM-ja 16, BDI-ja 10, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët 3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button