Serbi, u arrestua drejtori i RTS-së dhe dy punjonës

Pas një urdhri nga prokuroria për krim të organizuar është arrestuar drejtori i “Drejtori i drejtorisë së mediave” J.S. (47) gjithashtu edhe dy punonjës të RTS-së M.Gj.J (61) dhe M.K. (55) për shkak keqpërdorimit të detyrës zyrtare, thanë për Tanjug nga prokuroria.

Ata janë urdhëruar të qëndrojnë deri në 48 orë në paraburgim, brenda së cilës kohë ata do të paraqiten në Prokurorinë për Krim të Organizuar, pas së cilës do të merret një vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurës penale.

Kryeministrja Serbe, Ana Bërnabiq, për Informer.rs, ka thënë se hetimi ka zgjatur me vite për të ardhur deri te sigurimi i materialit me 150 faqe.

Ky arrestim nuk është përndjekje politike, ka shtuar ajo duke thënë se “gjithçka është punuar profesionalisht nga ana e gjyqësorit, në qetësi dhe  pa presione nga jashtë, punonjësit janë lënë të lirë të punojnë aq kohë sa ju është dashur”, ka thënë Bërnabiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button