RMV, gjatë gjysmëvjetorit të parë nga taksat rrugore janë grumbulluar 18.2 milionë euro (Infografik)

Ndërmarrja Publike (NP) për Rrugë Shtetërore ka realizuar rritje në pagesa të taksa rrugore në gjashtë muajt e parë të vitit 2019-të. Nga ky kompensim, janë inkasuar mbi 18.2 milionë euro, që paraqet rritje prej 3.6 për qind në krahasim nga gjysmëvjetori i parë i vitit 2018-të. Kjo Ndërmarrje Publike planifikon të grumbullojë mbi 44.6 milionë euro gjatë vitit 2019-të, thuhet në Raportin e punës financiare për dy kuartalet e para të këtij viti, njofton META, transmeton Portalb.mk.

Të ardhurat nga kompensimet për shfrytëzim të rrugëve pritet të realizojnë rritje më të theksuar gjatë periudhës së vijon, kjo nisur nga fakti se NP për Rrugë Shtetërore të hënën e ka lëshuar në funksion edhe pikëpagesën rrugore në Gjevgjeli. Në fillim të muajit korrik të këtij viti, ka hyrë në fuqi edhe pagesa elektronike për taksa rrugore, nga e cila vetëm në korrik është realizuar fitim prej 14.126.731 denarë.

NP për Rrugë Shtetërore gjatë viteve paraprake ka regjistruar rritje të pagesave për shfrytëzim të autostradave në Maqedoninë e Veriut. Vitin e kaluar, nga taksat rrugore janë grumbulluar 40.5 milionë euro, respektivisht për 5 për qind në raport me vitin 2017-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button