“Linda Rukaj and Band”, sot në Tetovë

Në kuadër të edicionit të katërt të Jazzfest Tetova‎, sot, 13 shtator 2019, në Qendrën për Kulturë të Tetovës do të performojë “Linda Rukaj and Band”.

Performimi i Linda Rukajt, e shoqëruar nga Charles Lmx, Louis Haynes dhe Maxime Charray, do të fillojë në ora 20:00.

Linda Rukaj është një këngëtare, kompozitore, kitariste dhe kontrabasiste shqiptare nga Kavaja, Shqipëri, që jeton dhe vepron nga viti 2011 në Paris, Francë. Linda filloj të merrej me muzikë në moshën 6 vjeçe, duke u paraqitur fillimisht në shfaqjet televizive të fëmijëve, duke kënduar dhe vallëzuar, si dhe në koncerte të ndryshme për fëmijë. Si pjesë e grupit muzikor “Linda Në Botën E Çudirave” ajo ka fituar disa çmime, dhe kanë prodhuar disa këngë dhe albume. Në vitin 2011 ajo vazhdoj studimet për xhaz në Paris. Në vitin 2016 ajo mori pjesë në Festivalin e 55-të të Këngës me këngën “Vija e lumit”.

Përndryshe, edicioni i katërt i Jazzfest Tetovës ka filluar më 11 shtator, ndërkaq pritet të përfundojë më 15 shtator 2019. Siparin e tij e ngriti grupi “Taksim Trio”, ndërkaq dje vazhdoi me vëllezërit Tavitjan dhe Rhani Krijën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button