Rregullat dhe të gjitha që duhet t’i dini për shortin e Ligës së Kampionëve

Sot (e enjte), 29 gusht, sytë e tifozëve të futbollit në të gjithë botën do të përqendrohen në Monaco për të mësuar grupet e Ligës së Kampionëve.

Në ora 18:00 është koha për shortin e pritur me padurim për fazën grupore të Ligës së Kampionëve 2018/19, që do të zhvillohet në Monaco, shkruan Telegrafi.

Ky short do të përcaktojë tetë grupet që përbëhen nga katër skuadra nga të cilat 16 (dy vendet e para të grupit) do të përparojnë në fazën e eliminimit direkt.

Rregullat e shortit të Ligës së Kampionëve

Gjëja e parë për të sqaruar është se si janë krijuar katër vazo. Vazo e parë përfshinë fituesit e trofeut, si dhe kampionin e Ligës së Evropës.

Aty do të shtohet edhe fituesit e ligave të gjashtë vendeve me pozitën më të mirë në renditjen e UEFA-s, aktualisht Anglia, Spanja, Gjermania, Franca, Italia dhe Rusia.

Pjesa tjetër e vazove janë konfiguruar në bazë të koeficientit të klubeve në listën e UEFA-së pas kualifikimit.

View image on Twitter

Në short do të tregohet kujdes që asnjë klub nga federata e njëjtë të mos tërhiqet në të njëjtin grup. Prandaj, duke marrë shembullin spanjoll, megjithëse Barça është në vazon 1, Real Madridi dhe Atletico Madridi në vazon 2, dhe Valencia në vazon 3, asnjë prej këtyre skuadra nuk do të përballet me njëra-tjetrën në grup.

Po kështu, për shkak të vendimeve të marra nga UEFA, çdo klub nga Rusia dhe Ukraina do të mbahen larg apo në grupe ndryshe për shkak të ndjeshmërisë politike.

Kufizimi i fundit është që, në rastin e federatave me dy ose më shumë përfaqësues, klubet do të çiftëzohen në atë mënyrë që ndeshjet e tyre të shpërndahen midis të martës dhe të mërkurës.

Në rastin e Spanjës, do të ketë dy klube që luajnë të martën dhe dy të mërkurën.

Në praktikë kjo do të shihet nëse një klub i çiftuar është shortuar, për shembull, në Grupet A, B, C ose D, atëherë klubi tjetër (pasi të bëhet skica) automatikisht do të shkojë në një prej Grupeve E, F, G ose H.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button