Kina ka dërguar trupa të reja në Hong Kong

Ushtria e Kinës tha se ka dërguar trupa të reja në Hong Hong, në kuadër të një rotacioni rutinor.

Megjithatë, qyteti që është qendër financiare e rajonit po përgatitet për një tubim të ri politik, të shtunën, kundër kontrollit në rritje të Pekinit, shkruan REL.

Pamjet e automjeteve të blinduara duke kaluar kufirin nga qyteti Shenzhen për në Hong Kong, kanë rritur shqetësimet se ushtria kineze mund të ndërhyjë kundër protestuesve dhe mund të vendoset në rajonin gjysmë-autonom.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës, por gëzon liri unike që nuk shihen në pjesën tjetër të shtetit.

Protestat atje kanë nisur qysh në mars, për shkak të një projektligji që do të mundësonte ekstradimet në Kinë.

Edhe pse autoritetet e kanë pezulluar projektligjin, protestat janë zgjeruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe ndikimeve të Kinës.

Kina ka thënë më herët se protestat në Hong Kong kanë shkaktuar “dëme serioze për sundimin e ligjit”.

Në një rast, autoritetet kineze kanë thënë se përleshjet e dhunshme midis protestuesve dhe policisë në Hong Kong “i ngjajnë terrorizmit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button