​“Facebook” masa shtesë për mbrojtjen e të dhënave personale

“Facebook” njoftoi sot se do të merrte masa shtesë për të mbrojtur më mirë të dhënat personale të përdoruesve të tij, pas skandalit “Cambridge Analytica” (CA) që goditi rrjetin e fuqishëm social.

“Përveç njoftimeve të bëra javën e kaluar nga Mark Zuckerberg, kreu i Facebook, ne do të marrim masa shtesë në javët e ardhshme për t’u dhënë më shumë kontroll përdoruesve mbi të dhënat e tyre personale”, shkruan në një blog ky rrjet, që numëron më shumë se dy miliardë përdorues, transmeton Kosovapress.

“Ne duhet t’i bëjmë parametrat tanë të konfidencialitetit më të lehta për t’u gjetur dhe përdorur”, vijon “Facebook”.

“Pjesa më e madhe e këtyre përditësimeve janë parashikuar shumë shpejt dhe ngjarjet e ditëve të fundit vetëm kanë rritur rëndësinë e tyre”, nënvizoi “Facebook”.

Rrjeti jep disa shembuj të ndryshimeve në të ardhmen, veçanërisht një menu unike për të gjetur dhe menaxhuar të gjitha parametrat e konfidencialitetit dhe mjete të thjeshta për të gjetur, ngarkuar dhe fshirë të dhënat e tyre Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button