Daka: KQZ-ja nuk merr asnjë veprim pa ndarjen e buxhetit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk mund të fillojë asnjë procedurë për organizimin e zgjedhjeve pa alokimin e parave të nevojshme nga Qeveria në largim e Republikës së Kosovës.

Kështu ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila tha se KQZ-ja menjëherë, një ditë pas shpalljes së datës zyrtare të zgjedhjeve, ka bërë kërkesë zyrtare për alokimin e parave të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Ndërkaq, në rast të vonesave eventuale, KQZ-ja, sipas saj, nuk merr ndonjë përgjegjësi për mbarëvajtje të mirë të zgjedhjeve.

“KQZ nuk mund të ndërmerr asnjë hap pa i pasur paratë e alokuara. KQZ-ja nuk mund të marr përgjegjësi për vonesa, për mosmbarëvajtje të zgjedhjeve. Sepse ne që në ditën e parë dhe që nga momenti kur kryeministri ka dhënë dorëheqje, kemi treguar se meqë (2019) nuk ka qenë vit zgjedhor, KQZ nuk ka mjete për organizimin e zgjedhjeve”, tha Daka, shkruan REL.

Buxheti i planifikuar për organizimin dhe mbajtjen e procesit zgjedhor llogaritet të jetë prej rreth 6 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button