Zaev: Çështjet dhe hetimet e PSP-së duhet të kenë të ardhme

“Ne pranuam kërkesën e opozitës për të mos krijuar prokurori të re, por PSP-ja t’i bashkëngjitet prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe tani sërish ka problem. Shpresoj se askush nuk e bën këtë për të penguar dhe për të mbrojtur krimin. Atë nuk do ta lejojmë – kompromis duhet të ketë, por jo të kalojmë linjat e kuqe. PSP-ja duhet të ketë një të ardhme, çështjet e PSP-së, hetimet dhe procedurat para-hetimore duhet të kenë një të ardhme”, tha Kryeministri Zaev sot në Veles pas vizitës së zonave të djegura në këtë rajon, transmeton NovaTv.

Zaev, megjithatë, pret që të arrihet kompromis dhe ligji të miratohet me shumicën e dy të tretave.

Ministrja e drejtësisë Renata Deskovska dje në Parlamentin ku filloi debati për Ligjin e ri për Prokurorinë publike tha që nëse nuk arrihet ndonjë kompromis me opozitën, do të propozohen ndryshime në Ligjin për Këshillin gjyqësor.

“Në rast se nuk gjendet shumicë për Ligjin për Prokurori publike, të gjitha çështjet e Prokurorisë speciale publike do të merren përsipër dhe do të drejtohen nga një Prokurori tjetër publike. Ose, me ndryshimin e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë, i cili mund të miratohet me shumicë të thjeshtë, do të gjendet zgjidhje për funksionimin e Prokurorisë speciale”, tha në Parlament ministrja Deskoska.

Me ndryshimet në Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë do të krijohet mundësi për të emëruar ushtrues të detyrës Prokuror special në vend të Katica Janevës.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski sot tha se propozimi i Deskoskës është “dëshirë për hakmarrje dhe urrejtje ndaj VMRO-DPMNE-së”.

“Ajo bën thirrje edhe për urrejtje edhe për hakmarrje ndaj opozitës duke mos marrë parasysh reformat në gjyqësor dhe duke mos marrë parasysh reformat në prokurori. Qëllimi i saj i vetëm është të gjej mënyrë për konflikt me ata që kanë qëndrime të kundërta politike”, tha Mickoski sot nga Berova.

Këshilli i Prokurorëve do të vendosë për shkarkimin e Janevës nesër. Nëse vendos të shkarkojë Janevën, raporti duhet të dërgohet në Parlament, ku së pari e shqyrton Komisioni i zgjedhjeve dhe emërimeve, e pastaj për shkarkimin e Janevës do të votojnë edhe deputetët shumicë prej dy të tretave dhe shumicë të Badinterit.

Bisedimet ndërmjet partive LSDM dhe VMRO-DPMNE janë zhvilluar me muaj dhe shanset për të arritur marrëveshje për Ligjin e ri për Prokurorinë publike janë minimale.

LEXO: Zaev: Të bëhemi të mençur, me konsensus zgjidhet çështja e PSP-së
LEXO: Të enjten Ligji për PSP në seancën e Komisionit për çështje evropiane
LEXO: Ligji për Prokurorinë Publike në Parlamentin e Maqedonisë me procedurë të përshpejtuar
LEXO: Nëse nuk ka shumicë për Ligjin për Prokurori Publike, pushteti ka plan B

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button