Me këta kremëra paskemi shpenzuar paratë më kot

Produktet që vajzat përdorin për kujdesin e lëkurës janë të shumtë; kremëra për sytë, kremëra për fytyrën, kremëra për trupin, kremëra për duart, kremëra për qafën etj. Por me sa duket, për sa u përket kremërave të qafës paskemi qenë duke shpenzuar para më kot. Dermatologia e famshme Kate Kerr tregon se për qafën mund të përdoren edhe kremërat e tjerë të fytyrës, pasi bëjnë të njëjtën punë, transmeton Revista Class.

“Të jem e sinqertë nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim të madh [nga kremërat e tjerë]. Është i gjithë marketing dhe përfitim parash nga tregu kozmetik. Lëkura është lëkurë dhe një krem antirrudhë do të ketë të njëjtët përbërës dhe do të veprojë njësoj për çdo pjesë të lëkurës. Ti do të duash të hidratosh e mbrosh lëkurën, si dhe të stimulosh prodhimin e kolagjenit dhe elastinës dhe këtë mund ta bësh edhe me produktet që përdor për fytyrën”, është shprehur Kerr.

Pra, lëkura e qafës mund të jetë ndryshe nga ajo e fytyrës, por për sa kohë përdor produkte që stimulojnë kolagjenin dhe përmbajnë antioksidantë, atëherë je në rregull. Kështu që ruajini paratë që përdornit për kremërat e qafës dhe blini diçka që vërtet do t’ju hyjë në punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button