ZYRTARE: Interi transferoi edhe një supersulmues (VIDEO)

Ka mbërritur në Milano për të kompletuar transferimin tek Interi, sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, transmeton Koha.net.

Sanchezi të mërkurën u prit nga qindra fansa të Interit në Aeroportin Malpensa.

30-vjeçari pritet të kryejë testet para se të nënshkruajë kontratën për huazim për një sezon.

Pavarësisht se shënoi vetëm tri herë në 32 paraqitje për Unitedin në Premier Ligë, ai u kërkua me ngulm nga trajneri i ri i Interit, Antonio Conte.

Kiliani ribashkohet me Romelu Lukakun, ish-partnerin në sulm në “Old Trafford”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button