Lehtësira për kompanitë që i dhurojnë tepricat e ushqimit

Aktualisht po përgatitet Ligji për dhurimin e tepricës së ushqimet, në kushte kur vlerësohet se rreth 460,000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë tre vakte në ditë, ndërsa Maqedonia kryeson në listën e vendeve që hedhin ushqim. Ligji, për herë të parë, do të përcaktojë rregullat e dhurimit, transmeton REL.

Familjet nuk do të preken nga Ligji i ri për dhurimin e ushqimit të tepërt, i cili duhet të miratohet për herë të parë dhe ai sipas OShC-ve do të mbulojë vetëm personat juridikë që do të mund të dhurojnë ushqim direkt për përdoruesit e fundit, për shembull deri te qytetarë në rrezik social ose deri te OShC-të të cilat më pas do të rishpërndajnë ushqimin e dhuruar.

Qeveria ka njoftuar këto ditë se në një nga seancat e kanë shqyrtuar informacionin për hartimin e Ligjit, ndërsa pritet që Parlamenti ta miratojë atë deri në fund të vitit.

Pjesëmarrësit në grupet e punës për hartimin e ligjit thonë se në versionin fillestar të tekstit flitet për stimuj tatimor për çka do të përdorin dispozitat e Ligjit për donacione dhe sponsorizime, si dhe dispozita të ligjeve të tjera në fushën e sigurisë së ushqimit, përkatësisht rregullat dhe kushtet që do të duhet të respektohen nga kompanitë dhe OSHC-të.

Blaze Josifovski nga organizata qytetare “Hajde Maqedoni” është një nga pjesëmarrësit në grupet e punës. Vitin e kaluar, organizata e tij filloi të zhvillonte një sistem “I gjithë qyteti i ngimë” për të shpëtuar ushqim, përkatësisht në vend që ushqimi të hidhet nëpër deponi ata e marrin nga kompani të ndryshme dhe më pas e dërgojnë te qendrat për të pastrehët dhe kuzhinat publike.

Specifika e kësaj fushe kërkon kujdes, thotë Josifovski, duke theksuar se ligji i ri nuk duhet të përmbajë dispozita që do të ndërpres dhurimin. Ai thekson disa mangësi në tekstin e parë, gjegjësisht se në propozim nuk parashihen implikime të caktuara financiare për mbështetje të organizatave të cilat e bëjnë rishpërndarjen e tepricave të ushqimit dhe se me këtë ligj nuk krijohen mekanizma për të mbështetur ata që janë përfshirë në këtë proces.

“Hartimi i atij versioni të ligjit, në të cilin morëm pjesë, është një lloj versioni fillestar minimal i një ligji që duhet të sigurojë kornizë për të mundësuar zhvillimin e këtij sektori. Mendoj se ligji do të pësojë ndryshime derisa kalon nëpër ministri të ndryshme, vendime të qeverisë dhe deri sa të kalojë në Parlament, kështu që deri në fund të vitit do të kemi version për të cilin mendoj se do të duhet ta komentojmë edhe më tej”, thotë Josifovski.

Statistikat zyrtare në Maqedoni thonë se numri i njerëzve që jetojnë nën pragun e varfërisë po rritet. Sipas Entit shtetëror statistikor, në vitin 2017, 22.2 për qind e popullsisë ka qenë e varfër, në krahasim me vitin 2016 kur ky numër ka qenë 21.9 për qind.

Vlerësimet e “Hajde Maqedoni” janë se rreth 460.000 njerëz në Maqedoni nuk mund t’i mundësojnë për vete të gjitha vaktet gjatë ditës dhe sipas organizatës, vendi është në vendin e 10 në botë për sa i përket ushqimit që hidhet.

“Sipas asaj ne patëm mundësi të shohim që nëse qytetarët, duke dashur të plotësojnë nevojat themelore, për shembull akomodimin, kujdesin shëndetësor, arsimin etj., nëse i përkthejmë në para, mund të shihet se anëtarët e asaj familjeje përfundimisht nuk mund t’i kenë të vaktet për ushqim gjatë ditës”, thotë Josifovski.

Vlerësohet se në Maqedoni në nivel viti hidhen mijëra ton ushqim dhe se teprica e përgjithshme e ushqimit arrin në 100.000 ton në vit.

Nga “Hajde Maqedoni” theksojnë se “patjetër duhet të ketë ndryshim” pasi shumë bashkëqytetarë tanë nuk mund t’ia lejojnë vetes të gjitha vaktet në një ditë, ndërkohë mijëra ton ushqim të sigurt përfundojnë në mbeturina dhe deponi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button