MASH po shqyrton opsione për nxënësit e pa vaksinuar

Problemi me mos vaksinimin kundër fruthit është zgjidhur. Pas masave nga autoritetet shëndetësore pa vaksinuar kanë ngelë edhe 7.600 fëmijë. Sidoqoftë, para fillimit të vitit shkollor, nuk ka deklaratë nëse do të ketë shmangie nga masa e miratuar që në shkollat të regjistrohen vetëm fëmijët të cilët janë të vaksinuar.

Ndër dokumentet që nxënësit e klasës së parë do të sjellin në ditën e regjistrimit në shkollë është karta e vaksinimit. Prindërit, të cilët nuk do të sjellin vërtetim të tillë do të duhet të paguajnë gjobë nga 300 deri në 150 euro, por që është ende e paqartë nëse këtyre fëmijë do t’iu ndalohet ardhja në shkollë, shkruan REL.

Një javë para fillimit të vitit shkollor 2019-2020, nga MASH e kanë përsëritur se sipas vendimit të qeverisë, që është sjellë në maj, shkollat fillore do t’i pranojnë dokumentet për të regjistrim të nxënësve në klasën e parë, por që do të pranohen vetëm ata që do të kenë vërtetim se i kanë pranuar vaksinat e detyrueshme.

“Të dhënat e sakta për numrin e dokumenteve të paraqitura dhe nxënësve të regjistruar në shkolla do t’i kemi brenda ditëve të ardhshme, pasi të gjitha komunat t’i paraqesin raportet e hollësishme për këtë çështje, e më pas do të dihen hapat e ardhshëm, përkatësisht masat që do t’i ndërmarrim në koordinim.” me institucionet tjera përkatëse”, na thanë nga MASH.

Por, shifrat kanë treguar që problemi me vaksinimin është zgjidhur në masë të madhe. Brenda disa muajsh nga janari, kur u shpall epidemia, vaksinimi deri tani është rritur aq sa të mund të thuhet që niveli i imunizimit kolektiv është arritur.

Për tu mbrojtur nga shpërthimi i epidemisë, imuniteti kolektiv duhet të jetë së paku 95 përqind, ndërsa tani ai është 98 për qind në nivelin shtetëror, e 99 për qind në Shkup. Por aktivitetet promovuese do të vazhdojnë, thonë punonjësit shëndetësorë. “Numrat tregojnë se masat kanë arritur rezultat. Kjo ka të bëjë me vaksinimin e atyre që nuk janë vaksinuar sipas kalendarit, por shumë e rëndësishme është të vazhdojë vaksinimi për të çrrënjosur përfundimisht epideminë. Ende jemi duke regjistruar raste sporadike, që do të thotë se virusi është i pranishëm. Na kanë ngelur edhe 7.600 fëmijë të cilët duhet të vaksinohen dhe natyrisht ata që mbushin 12 muajsh dhe ata të cilët shkojnë në shkollë”, deklaroi doktor Vlladimir Mikiq nga Instituti i shëndetit publik.

Deri më tani janë vaksinuar 35.870 njerëz me vaksinën MRP, deri në moshën 14 vjeç. Prej tyre, 16.732 janë vaksinuar në Shkup, ndërsa në pjesën tjetër të vendit janë vaksinuar 19.138 persona deri në moshën 14 vjeç, të cilët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit.

Që nga fillimi i epidemisë, në të gjithë vendin janë regjistruar 1,893 raste të fruthit, që është numri më i lartë në 20 vitet e fundit.

Prindërit, të cilët nuk do të sjellin vërtetim se fëmijët e tyre janë vaksinuar duhet të paguajnë gjobë nga 100 deri në 300 euro. Nëse vijnë në Inspektoratin shtetëror sanitar dhe shëndetësor gjoba është rreth 300 euro, por nëse e paguajnë brenda 8 ditësh gjoba përgjysmohet në 150 euro

Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Irina Buhova, thotë se në qershor se ISHSS ka dërguar 294 ftesa për prindërit, fëmijët e të cilëve nuk janë vaksinuar kundër MRP-së. Nga këto, 150 prindër kanë ardhur në terminet e caktuara.

“64 prindër treguan dokumente që i kishin vaksinuar fëmijët e tyre, që është pozitive, ndërsa 86 kanë siguruar dokumentacionin mjekësor që fëmija aktualisht nuk është në gjendje shëndetësore për të marrë vaksinën. 144 nuk kanë ardhur fare dhe ndaj tyre kemi parashtruar kallëzime për kundërvajtje” tha doktor Buhova.

Përndryshe, disa muaj më parë Qeveria në një seancë solli konkluzion se në shkollë do të mund të regjistrohen vetëm fëmijët që janë vaksinuar dhe të cilët kanë dokument/vërtetim përkatës. Këtë e bëri të ditur Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Fejsbuk. Ai ma atë rast theksoi se vendimi i tillë ishte marrë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014 dhe 2015 në të cilat thuhet se askush s’ka të drejtë ta rrezikojë shëndetin publik.

Për momentin ende s’ka deklarata nëse do të ketë shmangie nga masat e miratuara. Sipas ligjit për arsimin fillor është e detyrueshme që fëmijët të shkojnë në shkollë.

Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi theksuan se asnjë fëmijë nuk duhet të përjashtohet nga procesi arsimor, pavarësisht gjendjen shëndetësore apo statusi I vaksinimit0. Jemi të vetëdijshëm se shëndeti publik është prioriteti kryesor, thotë Natasha Serdareviq, duke shtuar se shteti duhet të gjejë forma dhe mekanizma përkatëse për të siguruar kujdes, akomodim dhe arsimim për të gjithë fëmijët.

“Ambasada e parë e fëmijëve në botë konsideron se prindërit duhet patjetër të informohen plotësisht për rëndësinë e imunizimit dhe pavarësisht të gjitha efektet pozitive dhe negative të vaksinave, është e nevojshme të sigurohen informacione të sakta për cilësinë, sigurinë e vaksinave nga njëra anë, si dhe marrjen e përgjegjësisë nga institucionet përkatëse nëse ndodh një reagim negativ ndaj

ndonjë vaksine. Në thelb, të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve dhe të drejtën e tyre në arsim duhet të merren së bashku nga prindërit dhe institucionet kompetente, me një qëllim të përbashkët, i cili është mbrojtja e fëmijëve dhe shëndeti dhe jeta e tyre “, tha Serdareviq.

Përndryshe, fundi i epidemisë së fruthit duhet të deklarohet, kur dy herë me radhë, brenda 12 ditësh, nuk është raportuar asnjë rast i fruthit.

Deri atëherë, mbeten në fuqi masat dhe aktivitetet e rekomanduara më parë, të cilat i ndërmarrin Qendrat e shëndetit publik, Instituti i shëndetit publik, Ministria e shëndetësisë, ISHSS dhe shërbimet e vaksinave në pikat e vaksinimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button