Sa kohë qëndrojnë “në verime” biznesmenët e përfshirë në lëndën “Reket” jashtë vendit?

Shumë biznesmenë të dyshuar në lëndët e PSP-së “Perandoria” dhe “Banka e Postës”, të cilët ishin shënjestra kryesore e shantazhit të tandemit Bojan Jovanovski dhe Janevëve (Katica dhe Lazar), nuk janë në dispozicion për të dhënë deklarata plotësuese në prokurori. Mësojmë se shumë prej tyre në deklaratën e parë kanë mohuar çdo lidhje me Boki 13 dhe OJQ-në Aleanca ndërkombëtare, gjë që më vonë, është përgënjeshtruar nga dëshmitë e personave tjerë, transmeton Portalb.mk

Që nga hapja e lëndës “Reket”, shumë prej biznesmenëve të dyshuar në lëndët e Prokurorisë Speciale kishin mohuar çdo përfshirje në skemën e reketit të Bojan Jovanovskit, Lazar Janevit, Katica Janevës dhe OJQ-së Aleanca ndërkombëtare. Disa prej tyre mbase kanë dhënë para për të “pastruar” emrin e tyre nga lënda e PSP-së, por në deklaratën e parë para Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar nuk kanë pranuar një gjë të tillë. Tani, pas dëshmive nga disa persona, të përfshirë direkt ose indirekt në këtë rast, ka deklarata se megjithatë diçka ishte paguar në faturë si reklamë në 1TV, por pjesa më e madhe janë paguar me kesh, në dorë.

Prokuroria tani dëshiron të ketë nga një takim plotësues me ta, por për momentin nuk është e mundur. Ato janë biznesmenët Cvetan dhe Dejan Pandelevski nga “Pelisterka” dhe “Beton – Shtip”, Tome Glavçev, pronar i firmës NOEL nga Gjevgjelia, Siljan Micevski, pronar i NN “Pelister”, Vladimir Todoroviq, pronar i firmës “Tineks”, Orce Kamçev… Të gjithë këta biznesmenë, kompanitë e tyre i kanë reklamuar në 1TV, por vetëm Micevski dhe Kamçevi kanë pranuar që kishin pas marrëveshje të ndryshme me Boki 13 përveç reklamimit në televizion. Kamçev e ka raportuar atë. Ndërsa Siljan Micevski ka pranuar se ia kishte dhënë 720,000 euro për idenë e një kompleksi evropian për të rritur OJQ-në e Boki 13, por nuk kishte ngritur asgjë në lidhje me mos implementimin e marrëveshjes nga Aleanca ndërkombëtare. Ai ka dhënë 720 mijë euro, ndërsa pas skadimit të 120 ditëve, Micevski nuk ka kërkuar t’i ktheheshin paratë.

Siç mësojmë, shumë gjëra janë duke ndryshuar dhe pas dëshmisë së djeshme nga Zharko Llukovski, ish-drejtori kryesor ekzekutiv i T-Mobile. Ai vetë ka kërkuar të plotësojë deklaratën që kishte bërë më parë në lëndën Reket. Emri i Llukovskit u dëgjua edhe në bisedat midis Jovanovskit dhe Kamçevit, kur Boki 13 thotë se me të e kishte “kryer punën”.

Prokurorja Vilma Ruskovska tha dje se hetimi po vazhdonte dhe se së shpejti njerëz tjerë do të thirren për të dëshmuar. Deri më tani nuk është i ftuar të jepë deklaratë as i dyshuari i parë Bojan Jovanovski, i cili është në paraburgim, ndërsa pa ftesë është ende edhe Llazar Janev, djali i Katica Janevës, i cili gjatë repetimit është përdor kryesisht si djali i shefes së PSP-së, e jo si drejtor i marketingut në 1TV.

Ruskovska shtoi se për një pjesë të parave tashmë dihet se ku kanë përfunduar. Nga ajo që kemi mësuar, jozyrtarisht, Jovanovski pasi i kishte marrë paratë nga shtëpia e Kamçevit, ia kishte dalë që vetëm brenda disa ditësh të shpenzojë 180.000 euro jashtë vendit.

Prokurorja Lile Stefanova, e cila e udhëheq lëndën e PSP-së “Perandoria”, para do kohe deklaroi se shefja e saj, Katica Janeva, i kishte urdhëruar që deri më 16 maj 2019 t’i dorëzohen raporte me shkrim për dëmet në lëndët “Perandoria” dhe “Banka Postare”, të cilat të dyshuarit duhet t’ia paguajë shtetit, e pas kësaj lëndët “do të mbyllen” dhe të dyshuarit “të mos shkojnë në burg”. 

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button