Mbi gjysmë milioni njerëz të prekur nga përmbytjet në Japoni

Qindra mijëra njerëz kanë kërkuar të evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur disa pjesë të Japonisë, njoftuan mediat të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Agjencisë Meteorologjike të Japonisë deklaruan për agjencinë e lajmeve Kyodo se pjesët jugperëndimore të Japonisë janë goditur nga “përmbytje të papara” që rezultoi me një të vdekur dhe evakuimin e qindra mijëra të tjerëve.

Agjencia lëshoi paralajmërimin maksimal të nivelit 5 për përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajon.

Policia lokale tha se një burrë humbi jetën, ndërsa makina e tij e vogël u mor nga ujërat e rrëmbyesëm në Kyushu.

Ujërat kanë hyrë në shtëpi, duke përmbysur rrugët dhe zonat e hapura si dhe duke marrë me vete një numër automjetesh në provincën Saga.

Kyodo raportoi se autoritetet në provincat Fukuoka, Saga dhe Nagasaki lëshuan udhëzime për evakuimin e rreth 669,000 banorëve.

Shumë zona u goditën nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa Lumi Matsuura në Imari doli nga shtrati i tij në Saga.

Guvernatori i Sagës, Yoshinori Yamaguchi kërkoi nga qeveria federale vendosjen e ushtrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button