DW: Hetimi për “Reket” do të zgjerohet

Pak pas marrjes së 1 milion eurove, njëri prej të dyshuarve vetëm për disa ditë jashtë vendit ka harxhuar rreth 180.000 euro. Ashtu siç mëson DW, është e mundshme që së shpejti edhe persona tjerë të përfshihen në hetimin për rastin “Reket”. Sipas mediumit, bëhet fjalë për bashkëpunëtorë të njëri prej të dyshuarve, ndërkaq emrat e tyre janë përmendur nga dëshmitë e tanishme për rastin, transmeton Portalb.mk.

Tani për tani nuk ka përgjigje nëse kjo ndoshta është e lidhur me dëshminë që e ka dhënë përpara një jave pensionistja Liljana Todorovska, e cila është autore e idesë për ndërtimin e Kompleksit Evropian për Persona të Rritur, ide e cila është plasuar nëpërmjet organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” e Bojan Jovanovskit. Në bazë të marrëveshjes me organizatën, Todorovskës në llogari bankare i janë transferuar 720.000 euro, të cilat, pas tërheqjes menjëherë i janë marrë prej bashkëpunëtorëve të Jovanovskit. Pasi rasti “Reket” e ka nxjerrë në pah edhe këtë episod, Todorovska për media ka deklaruar se është vjedhur.

Dhe nga deklaratat e dëshmitarëve varet se në çfarë gjerësie do të zgjerohet hetimi për rastin. Prokurorja Ruskoska, dje deklaroi se ende po punohet në hetimin financiar dhe për një pjesë të parave e dinë ku janë, ndërkaq për një pjesë tjetër po punojnë.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button