Me shkarkimin e Janevës pa e miratuar Ligjin për Prokurori Publike, bien poshtë të gjitha aktakuzat bashkë me procedurat aktuale gjyqësore

Me zhvillimet e fundit rrezikohet vazhdimi i mëtejshëm jo vetëm i hetimet por edhe procedurat gjyqësore që i drejton Prokuroria speciale publike (PSP), pasi prokurorja speciale Katica Janeva dje u gjend para Këshillit të Prokurorëve Publik për t’u shkarkuar. Fituesi nga të dy palët me qëllime të kundërta: njëra VMRO-DPMNE që lufton për dështimin e aktakuzave dhe të gjitha procedurave të PSP-së për të cilat ka gjykime, ndër të cilat janë edhe hetimet e hapura, do të vendosin mbi atë se në të cilin drejtim do të lëvizë shteti, kanë thënë shumë herë nga bashkësia ndërkombëtare, transmeton Portalb.mk.

Dje, pa e siguruar shumicën e dy të tretave, Kuvendi miratoi nevojën për ta miratuar Ligjin e ri për Prokurori publike me procedurë të shkurtuar, me vetëm 54 vota të deputetëve. Sipas ligjit, PSP-ja do të bëhet pjesë e Prokurorisë së re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë. Për nesër janë caktuar diskutimet për këtë ligj në Komisionin për çështje evropiane dhe Komisionin ligjvënës-juridik.

Për shkarkimin e Janevës do të diskutohet edhe nesër. Nëse Janeva shkarkohet pa e miratuar së pari Ligjin dhe pa e zgjidhur statusin e PSP-së, do të dështojnë jo vetëm hetimet por edhe aktakuzat e PSP-së, gjysma e të cilave kanë arritur në fazën para shpalljes së aktgjykimeve. Nuk do të ketë kush t’i përfaqësojë akuzat, sepse Prokurori special është përfaqësuesi i tyre. Prokurorët tjerë në PSP, sipas Ligjit për Prokurorinë speciale, janë vetëm ndihmës dhe jo përfaqësues të prokurorisë.

Dje, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska tha se po kërkojnë zgjidhje për të shpëtuar edhe aktakuzat dhe paralajmëroi dy mundësi nëse nuk arrihet shumica prej dy të tretave për Ligjin për Prokurori publike, sipas të cilit prokuroria e rregullt për krim të organizuar do të shkrihej me prokurorinë speciale, me të gjitha aktakuzat dhe hetimet që kjo i ka hapur.

“Në rast se nuk gjendet shumicë për Ligjin për Prokurori publike, të gjitha çështjet e Prokurorisë speciale publike do t’i merren përsipër dhe do të vazhdojë një tjetër prokurori publike. Ose, me ndryshimin e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publikë, i cili mund të miratohet me shumicë të thjeshtë, do të gjendet zgjidhje për funksionimin e Prokurorisë speciale”, tha ministrja Deskoska në Parlament.

Me opsionin e dytë Këshillit të prokurorëve publikë do t’i jepet mundësia për të emëruar ushtrues të detyrës Prokuror special, gjë për të cilën kryetari i këshillit Kole Shteriev dhe disa kolegë thonë se s’ka mundësi ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button