Aksident trafiku në Shkup, një person ka humbur jetën pasi me “Alfa 147” e kanë goditur një dru

Një person ka humbur jetën në aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në bulevardin “Aleksandar Makedonski”, te qarkorja “Diamant” në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Më 28.08.2019. në orën 03:48 është paraqitur se në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në afërsi të qarkores “Dijamant” automjeti “Alfa 147” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.B. (22) nga Shkupi ka dalë nga rruga dhe e ka goditur një dru. Në aksident, bashkudhëtari D.P. (38) nga Shkupi, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vozitësi F.B. ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer ekspertizë nga SPB Shkup”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button