Volkswagen anulon disa novitete

Lajme të këqija për të gjithë atë që kanë shpresuar për arritjen së shpejti të Volkswagen BlueSport apo Bulli-t të ri.

Gjykuar në bazë të fjalëve të shefit të “VW-së” i cili është përgjegjës për hulumtim dhe zhvillim, Ulrich Hackenberg-ut, për një kohë janë anuluar arritja e veturave të sipërpërmendura në treg, ndërsa “VW” fokusin e ka zhvendosur në zhvillimin e SUV modeleve të rinj.

Konkretisht, “Volkswagen” do të dëshironte të ketë pjesën e tij në segmentin e tregut ku momentalisht mbizotëron Nissan Juke. SUV versioni i Polo-s do të duhet në treg të arrinte në vitin 2014, ndërsa do të bazohet në MQB platformën, derisa do të vë në lëvizje seria e motorëve të rinj me vëllim më të vogël. Sa i përket konceptit BlueSport ajo është e gatshme për fillimin e prodhimit, por për tani sipas hulumtimeve shitja e tij nuk premton fitim të madh.

E njëjta vlen edhe për Bulli-n koncepti i të cilit për herë të parë është paraqitur në panairin e vjetshëm të veturave në Gjenevë. Po ashtu, as Polo Coupe nuk do ta shohim në treg në të ardhmen e afërt pasi që situata është e tillë saqë me kujdes shikohet secili euro i investuar në vetura dhe fitimi që mund ta sjellin ato vetura.

Nga ana tjetër në vitin 2015 në treg do të duhet të paraqitet gjenerata e re e modelit Phaeton. Pritet që ky novitet ta ketë konstruksionin nga alumini që do ta bëjë dukshëm më të lehë dhe më ekonomik se sa paraardhësi dhe njëherësh do të justifikojë çmimin e lartë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button