Në “Reket” po hetohet edhe banesa e Janevës që nuk e ka ngrirë, ndërkaq e ka blerë Sasho Vasilevski

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në kuadër të rastit “Reket”, po kontrollon nëse ka paligjshmëri në atë që Katica Janeva nuk ka propozuar që të ngrihet vetëm një banesë në hetimin “Banka Postare”, ndërkaq menjëherë pas kësaj, të njëjtën banesë e ka blerë ish drejtori i MEPSO-s, Sasho Vasilevski, i cili ka qenë i afërt me prokuroren, shkruan A1on, njofton Portab.mk.

Në atë drejtim, tanimë kanë dhënë dëshmi edhe kolegët e Janevës përpara Prokurorisë, ndërkaq është e mundshme që prokurorja Vilma Ruskoska të ftojë edhe persona tjerë në lidhje me shitblerjen e dyshimtë të banesës dhe eventualisht tregtimin me ndikim.

“Po hetojmë, ndërkaq se për çka po mbledhim dëshmi do të shohim”, tha shefja e Prokurorisë, Ruskoska.

Ashtu siç u njoftua nëpër media, banesa është 109 metër katrorë dhe 5 metër katror garazh, Vasilevski e ka blerë më 30 tetor të vitit 2018-të me çmim prej 80.000 eurosh.

Kjo ka ndodhur vetëm 17 ditë pasi që PSP e ka hapur hetimin për lëndën “Banka Postare”, ku i dyshuar është, pronar i “Beton” eksport-import nga Gjevgjelia, Tome  Gllavçev, prej të cilit është blerë banesa.

Burimet nga PSP për A1On kanë deklaruar për se Katica Janeva u ka thënë kolegëve që ajo banesë të mos ngrihet, pasi që ka qenë problematik.

Për blerjen e banesës është njoftuar edhe Drejtoria për Kundërzbulim Financiar. Me nënshkrim të Janevës, në shkurt të këtij viti ka dhënë mendim pozitiv që t’i kthehet pasaporta të dyshuarit Tome Gllavçev në hetimin “Banka Postare” dhe të mos paraqitet njëherë në javë në Gjykatën e Gjevgjelisë.

Nëse kthimi i pasaportës së Gllavçevit, është e lidhur me mosngrirjen e banesës, mbetet të tregojë hetimi.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button