MPB qytetarëve: Po organizohen lojëra shpërblyese të rrejshme, për t’ua vjedhur të dhënat personale

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në Byronë për Siguri Publike (BSP) të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në periudhën e kaluar ka evidentuar numër të madh të lojërave të shpërblyese të rrejshme në internet, ku duke i shfrytëzuar rrjetet sociale, veçmas Fejsbukun, hapin profile të rrejshme të personave juridik (kompanive) të vendit tonë, me qëllim që në mënyrë të paautorizuar t’i mbledhin të dhënat e qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Pastaj, me hapjen e profileve të rrejshme të emëruar si ndonjë prej kompanive të njohura në vend, shfrytëzohen logot e tyre dhe brendet, dhe bëjnë publikime se për shkak të ndonjë rasti të caktuar (ditëlindje të kompanisë dhe ngjashëm) organizohet lojë shpërblyese, me të shpërblime të ndryshme për klientët e tyre, si për shembull vauçerë, telefona celular etj. Njëkohësisht, në publikime kërkohet që qytetarët nëse duan të marrin pjesë në këtë lojë shpërblyese ta bëjnë “like” faqen dhe publikimin konkret, në koment të shkruajnë “Marr pjesë”, por edhe të njëjtën ta ndajnë, me qëllim që sa më shumë të shpërndahet loja shpërblyese e rrejshme”, thuhet në njoftim.

Siç shtojnë nga MPB, pastaj kreatorët e lojës, u dërgojnë porosi qytetarëve se janë fitues të shpërblimit dhe për marrjen e të njëjtës është e nevojshme që të dërgojnë fotografi të letërnjoftimit të tyre (prej të dyja faqeve), por edhe fotografi të emëruesit të letërnjoftimit.

“Sektori për Krim Kompjuterik në MPB apelon deri te qytetarët për ekzistimin e rrezikut për keqpërdorim të mundshëm të të dhënave personale nëpërmjet internetit. Qytetarët duhet ta dinë se të dhënat e tyre personale mund të përdoren për kryerjen e veprave të ndryshme penale. MPB ka marrë masa në kuadër të kompetencave të saja për këto raste, në bashkëpunim me organizatat policore të shteteve tjera”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button