5 persona të akuzuar për shkaktimin e zjarrit në Veles

Në lidhje me zjarrin i cili ka shpërthyer në territorin e Komunës së Velesit, Prokuroria e Velesit, sot ka dhënë urdhër që të zbatohet procedurë hetimore kundër një personi juridik dhe katër punëtor të angazhuar për kryerjen e punëve për nevojat e personit juridik, njofton Portalb.mk.

“Me procedurë të shkurtuar penalisht do të përndjekjet edhe personi juridik – ndërmarrja ndërtimore e cila i ka angazhuar të dyshuarit. Sipas njohurive të para, zjarri është shkaktuar nga shkëndijat e aparatit për prerje. Shkëndijat e kanë djegur barin përreth, ndërkaq zjarri më pas në mënyrë të pakontrolluar është përhapur duke djegur pjesë të madhe të malit”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria e Velesit ka iniciuar procedurë për vepër penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 nga Kodi Penal në lidhje me nenin 288 (Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm). Duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Velesit, ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për personin përgjegjës dhe punëtorin i cili ka punuar me aparatin për prerje në momentin kritik. Për dy të akuzuarit e tjerë është shqiptuar masë kujdesi.

Ndërmarrja Publike Pyjet Nacionale informoi se zjarri në afërsi të Otovicës (në Veles) ka lëvizur me shpejtësi të madhe për shkak të kushteve klimatike (temperatura të larta, frymë) dhe për shkurt kohë është përfshirë hapësirë e madhe e malit dhe objekteve që janë gjendur në afërsi. Gjithsej janë djegur 400 hektar hapësirë, prej tyre janë djegur 200 hektar pisha të zeza (50 vjeçare) dhe 200 hektar bar. Pasojat janë të mëdha, sipas drejtorit të NP Pyjet e Maqedonisë, Zoran Gjeorgjiev, për t’u rikthyer mali në gjendjen e mëparshme duhet të kalojnë 50 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button